Edhe unë kërkoj drejtësi për Astrit Deharin.
Njëherë e mirë të merret vendim mbi raportet, ekspertizat dhe super-ekspertizat të cilat e konfirmojnë pa asnjë mëdyshje se Dehari është vetëvrarë në burg.
Pastaj kërkoj drejtësi per sulmin ndaj Kuvendit te Kosovës me zollë.
Kërkoj drejtësi për sulmin me armë zjarri nga Vetëvendosje në oborret e gjykatave të Kosovës në 6 qytete ne vitin 2015 (për sulmin ne Pejë është dënuar një aktivist i VV-së, për të tjerat jo).
Kërkoj drejtësi për aktin terrorist të hedhjes se bombës ne shtëpinë e ish-drejtorit të RTK-së.
Kërkoj drejtësi për tentimin për ta praptuar veturën e ish-kryeministrit të Kosovës.
Kërkoj drejtësi për vënien në flakë të veturave zyrtare e objekteve të shtetit gjithandej Kosovës.
Kërkoj drejtësi për terrorin e përgjithshëm që elementë terroristë të Vetëvendosjes kane shkaktuar në Kosovë.