Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka goditur rëndë deputetin e Vetëvendosjes, Fisnik Ismajli, duke ia përmendur babain e tij si bashkëpunëtor të Sllobodan Millosheviqit.
Postimi në Facebook i Uran Ismailit vjen pasi deputeti i Vetëvendosjes shkroi në faqen e tij në rrjetin social një përgjigje për Ganimete Musliun me një gjuhë vulgare.
Postimi i plotë i Uran Ismailit:
Baba e Nana e Ganimetes, për Millosheviqin e për Serbinë kanë qenë shqiptarë që u mundu me i zhdukë me shekuj. Baba yt ka qenë dost i Millosheviqit. Ti mos u prek, djali s’e zgjedh babën. Zaten as t’i nuk i zgjedh fjalët, të ka mbetë rremb prej Babës ndoshta.