Me vendim të ministrit në detyrë të Shëndetësisë Arben Vitia, fshati Zabel i Ulët i komunës së Drenasit është shpallur vatër e përhapjes së koronavirusit.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci.
“Sot është marrë vendim nga ana e Ministrit të Shëndetësisë, z. Arben Vitia, që Fshati Zabel i Ulët, i komunës tonë, shpallet vatër e përhapjes së infeksionit. Personi i diagnostifikuar me covid-19 dhe kontaktet e bëra, janë rekomanduar të vetizolohen. Policia e Kosovës do të ketë mbikëqyrje të shtuar në këtë vendbanim. Ky vendim vlen deri në vendimin tjetër”.
Njoftim i plotë:
Sot është marrë vendim nga ana e Ministrit të Shëndetësisë, z. Arben Vitia, që Fshati Zabel i Ulët, i komunës tonë, shpallet vatër e përhapjes së infeksionit.
Personi i diagnostifikuar me covid-19 dhe kontaktet e bëra, janë rekomanduar të vetizolohen.
Policia e Kosovës do të ketë mbikëqyrje të shtuar në këtë vendbanim.
Ky vendim vlen deri në vendimin tjetër.
Ashtu si deri më sot, kërkoj nga Ju qytetarë të nderuar, të zbatoni masat për parandalimin e virusit, covid-19.
Mos dilni pa nevojë, respektoni rekomandimet e institucioneve për luftimin e virusit.
Rrini në shtëpi, sepse kjo është masa e vetme aktualisht për ta luftuar virusin.
Kujdes po, panik jo!