Qeveria e Zvicrës do ta ulë shkallën e rritjes së pritur ekonomike për shkak të përhapjes së coronavirusit, tha një zyrtar i Sekretariatit Shtetëror për Çështje Ekonomike.
Tregjet e aksioneve në mbarë botën shënuar rënie gjatë kësaj jave për shkak të frikës nga përhapja më e madhe e koronavirusit, pengesat në zinxhirin e furnizimit dhe ulja e rritjes ekonomike botërore.
Si pasojë e kësaj, shumë shtete i kanë ulur parashikimet për rritje ekonomike ose kanë thënë se kjo përqindje do të varet nga shkalla e përhapjes së virusit të ri.
“Ne sigurisht se do ta rishikojmë parashikimin e rritjes ekonomike deri në dhjetor dhe do ta publikojmë atë më 17 mars”, tha Eric Scheidegger, shkruan “Reuters”.
Zvicra e varur nga eksporti kufizohet me Italinë, shteti më i goditur nga koronavirusi në Evropë, ndonëse deri më tash i ka vetëm 12 raste të konfirmuara. Sidoqoftë, ky numër pritet të rritet. Qeveria ka thënë se dyshohet edhe për pesë raste të tjera, por për to priten analiza më të thella.