Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur si “idiot ndërkombëtar”, prokurorin Matt Hawling, i cili sot përgjatë fjalës përmbyllëse të organit të akuzës, ka thënë se Hashim Thaçi ua kishte maskuar realitetin James Rubinit dhe Wesley Clarkut.
“Ajo që s’kuptojnë Rubin dhe Clark, është Thaçi ishte i aftë të maskonte atë që po ndodhte në realitet dhe kjo ndikoi në botkuptimin e tyre”, ka thënë prokurori.
Edi Rama ka reaguar ndaj kësaj deklarate, duke e quajtur prokurorin në fjalë idiot.