Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, reagoi pasi siguroi fitoren e mandatit të katërt qeverisës, duke marrë 83 ulëse në Kuvendin e ri.
Kreu i qeverisë ka njoftuar se do të mbajë fjalimin e fitores sonte në Sheshin Skënderbej në orën 19:00.
“MIRËMËNGJES dhe duke ju rrëfyer se s’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar sonte në 7 në Sheshin Skënderbej, ju falenderoj përgjunjësisht për besimin e patregueshëm e ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi në fb Rama.