Edi Rama mbledh kabinetin qeveritar në Dajt më 1 Shtator

Prishtinë | 29 Gus 2024 | 21:14 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë në Dajt më 1 Shtator kabinetin qeverisës. Në fokus do të jetë shqyrtimi i punës së deritanishme dhe për të vendosur objektivat për muajt në vazhdim.

Gjithashtu takimi në Dajt do të shërbejë për analizën e progresit dhe përgatitjet për sesionin e ri parlamentar, pasi të pranishëm do të jenë ministrat, drejtuesit e organeve të varësisë dhe të kryebashkiakëve.

Në mbledhje, pritet gjithashtu që të bëhet analizë e Progresit e Strategjive dhe plani për vitin zgjedhor.

Të ngjashme