Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u prit me ceremoni zyrtare nga homologu kroat, Andrej Plenkoviq.
Të dy kryeministrat, pastaj vijuan takimin në katër sy brenda qeverisë kroate.
Në fokus të diskutimeve ishte forcimi i bashkëpunimit ekonomik, por jo vetëm mes dy vendeve.
I pari i qeverisë shqiptare në këtë takim është i shoqëruar nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies sociale, Albana Koçiu.