Edi Rama shpërndan një fotografi: Alamet çunash

Prishtinë | 01 Dhj 2021 | 18:07 | Nga Ekonomia Online

“Alamet çunash”, përshkruan një fotografi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale.

Sot nisi operacioni më i madh i eksportit detar të Shqipërisë, i cili e përfshin edhe Japoninë në hartën e eksporteve shqiptare, shkruan EkonomiaOnline.

“Që nga tre vende në vitin 2013, sot ka plot 27 destinacione”, shkruan Rama në Facebook.

Sipas tij, industria shqiptare e peshkimit tanimë është një industri konkuruese në tregun ndërkombëtar.

“Dhe pas pesëfishimit të eksporteve të saj në dy mandatet e para, synojmë dyfishimin në Mandatin e Tretë”, shkruan Rama.

Të ngjashme