Edicioni i 25-të i Festivalit të Filmit Frankofon nis sot në Prishtinë

Prishtinë | 22 Tet 2025 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Festivali i Filmit Frankofon fillon sot dhe zgjat deri më 28 tetor 2025 në Prishtinë, ku edicioni i 25-të i këtij festivali, temë kryesore ka modën.

I organizuar nga Ambasada e Francës në bashkëpunim me Ambasadat e Belgjikës, Luksemburgut dhe Zvicrës, festivali do të shfaqë diversitetin, kreativitetin dhe pasurinë e kinemasë bashkëkohore frankofone.

Ceremonia e hapjes së festivalit bëhet nga ora 19:00, me shfaqjen e filmit Couture të Alice Winocour, me aktorët Angelina Jolie dhe Louis Garrel.

Një performancë artistike që kombinon modën dhe kinemanë, në partneritet me Akademinë Evolucion, do të hapë mbrëmjen.

Poashtu, konferenca “Moda dhe Kinemaja” do të zhvillohet më 28 tetor në orën 11:00 në Institutin francez të Kosovës.

Shfaqjet e filmave vazhdojnë nga 23 deri më 28 tetor në Kino ARMATA, në Prishtinë dhe hyrje do të jetë e lirë në të gjitha shfaqjet./

Të ngjashme