Sulmuesi boshnjak, Edin Xheko, është duke befasuar të gjithë me formën e tij këtë sezon në Serinë A.
Siç bën të ditur e përditshmja spanjolle “AS”, për sulmuesin 30-vjeçar së fundmi ka shfaqur interes klubi i Realit të Madridit, pasi tekniku francez Zinedin Zidan e shikon ish-sulmuesin e Manchester Cityt si zëvendësuesin ideal të Karim Benzema-s.
Ndërsa për këtë të fundit, “AS” shkruan se do të jetë pjesë e marrëveshjes për të transferuar portierin belg Tibo Kortua nga Premier Liga.