Edina Kastrati (18 vjeçare) nga Plava, është dënuar sot me 12 vjet burgim në Gjykatën e Lartë të Bjellopoljes për vrasjen e djalit të saj 4 muajsh.
Kastrati nuk mori pjesë në shpalljen e aktgjykimit dhe avokati i saj, Millovan Nishaviq, i cili ishte angazhuar sipas detyrës zyrtare, njoftoi se do të apelonte aktgjykimin në pajtim me ligjin. Kastrati pretendon se e ka lëshuar fëmijën e saj më 29 qershor të vitit të kaluar në liqenin e Plavës.
Sipas gjetjeve të autopsisë, fëmija ka vdekur si pasojë e mbytjes.
Në gjetjet e ekspertizës, u vu re se Kastrati ishte në gjendje të reduktuar të llogaridhënies, por jo aq shumë sa që ajo nuk mund ta kuptonte rëndësinë e veprimit të kryer.
Më parë, Kastrati kishte thënë se nuk e kishin dashur as burri e as babai me këtë fëmijë, ndërsa kishte deklaruar se është penduar për veprën.