Edita Tahiri: Borrelli dhe Lajçaku të japin dorëheqje

Prishtinë | 26 Sht 2023 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se kryediplomati evropian Josep Borrell dhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak duhet të japin dorëheqje, pas sulmit në veri.

Ajo shtoi se BE-ja duhet të suspendojë Serbinë nga integrimi evropian dhe se vazhdimi i dialogut pa ndëshkuar Serbinë nuk ka asnjë kuptim.

“Borell dhe Lajçak në çfarë planetin janë, duhet të japin dorëheqje pas sulmit hegjemon të Serbisë ndaj Kosovës. Tash BE-ja duhet ta suspendoj Serbinë e terroristëve nga integrimi evropian; të shkarkoj dy ndërmjetesuesit. Kosovën e ndëshkuan kur bëri gabime, tash pa ndëshkuar Serbinë thirrjet për vazhdimin e dialogut nuk kanë asnjë kuptim”, shkruan ajo në Facebook.

Të ngjashme