Edita Tahiri flet për jetën personale: Do të ishte fantazi të kisha familje

Prishtinë | 12 Pri 2025 | 13:17 | Nga Ekonomia Online

Ish– kryenegociatorja Edita Tahiri ka folur për jetën e saj personale, nga fëmijëria, martesa deri tek pëlqimet e saj gjatë periudhës së studimeve.

Ajo tha se elementi i guximit është parë tek ajo që në fëmijëri.

“Natyrisht që do të ishte fantazi të kisha familje, por sa herë mendoj që shumë familje u shuan gjatë luftës ka mundur edhe unë ta kem situatën e vrasjeve, edhe pse gjithë këto vrasje janë çmim i lirisë edhe unë kam mundur çdo sekond të vritem. E gatshme kam qenë të vdes për Kosovën për lirinë. Jemi një popull që e kemi paguar shtrenjtë lirinë por e kemi paguar me trimëri”, tha Tahiri në “Weekend” në Klan Kosova.

Ndërkaq, tha se ishte shumë fëmijë i qetë, e dëgjueshme dhe në shkollë e mirë.

Të ngjashme