Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri thotë se është ndier mirë kur e ka parë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me dy flamuj të Kosovës në Samitin e Berlinit.
Edita Tahiri ka komentuar pjesëmarrjen e kryeministrit Albin Kurti në Samitin e Berlinit.
Ajo thotë se u ndje mirë kur pa Kurtin me dy flamuj të Kosovës në Samit, por shton se shteti duhet dashur edhe kur je në opozitë, jo vetëm në pushtet.
Ajo në Facebook, ka shkruar se politikanët duhet ta duan shtetin edhe kur janë në opozitë, jo vetëm kur janë në pushtet.
“Me erdhi mirë që e pash Kurtin me dy flamuj të Kosovës në Samitin e Berlinit dje. Shtetin duhet dashur edhe kur je në opozitë, jo vetëm kur je në pushtet”, ka shkruar Tahiri.