Edita Tahiri: Me ardhjen e Trumpit kanë nisur spekulime për prekjen e kufijve

Prishtinë | 07 Nën 2024 | 10:25 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, pas fitores së Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale në ShBA, ka thënë se kanë nisur spekulime të ndryshme për prekjen e kufijve apo ndarjen e veriut.

Përmes një postimi në “Facebook”, Tahiri shton se “ne themeluesit e shtetit të Kosovës jemi gjallë, populli trim i Kosovës është gjallë – i mposhtëm herën e kaluar, prapë i mposhtim këto skenare serbomëdha..”.

“Po e shoh se me ardhjen e Trumpit kanë nisur spekulime të ndryshme për prekjen e kufijve apo ndarjen e veriut – ne themeluesit e shtetit të Kosovës jemi gjallë, populli trim i Kosovës është gjallë – i mposhtëm herën e kaluar, prapë i mposhtim këto skenare serbomëdha..”, ka shkruar Tahiri.

Të ngjashme