Basketbollisti i mirënjohur i Prishtinës, Edmon Azemi është bërë me një portret gjigant në Prishtinë
Azemi, që i dha fund karrierës së luajtur në basketboll duke u pensionuar, është bërë me një portret të cilin është duke e sponsorizuar Komuna e Prishtinës.
Kjo është bërë në shenjë mirënjohje për basketbollin prishtinas që është edhe ikonë e këtij klubi me të cilin fitoi dhjetëra trofe.
Pas pensionimit, Edo mund të ushtrojë pozitën e drejtorit sportiv në KB Prishtina.