Edon Zhegrova arrin në Torino, gati nënshkrimi me Juventusin

Prishtinë | 01 Sht 2025 | 10:36 | Nga Ekonomia Online

Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova është afër kompletimit të transferit të madh te gjiganti italian, Juventus.

Sulmuesi i krahut ka arritur në Torino, aty ku do kryej testet mjekësore dhe do nënshkruaj kontratën e re me Juventusin.

Pamje të arritjes së Edonit tek zyrat e klubit ka ndarë në rrjete sociale edhe Juventusi.

Mësohet se 26-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2030. 

Ai do të ketë pagë prej 2.5 milionë euro në vit. 

Zhegrova për shkak të një lëndimi nuk ka luajtur prej dhjetorit të vitit të kaluar.

Reprezentuesi i Kosovës pjesë e Lillet ishte nga viti 2022 kur u transferua nga Baseli për shtatë milionë euro. 

Të ngjashme