Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova feston sot ditëlindjen.
Zhegrova mbush sot 27 vjet.
Ai e feston datën e lindjes së tij pikërisht në ditën kur luhet ndeshja historike Kosovë-Turqi.
Kombëtarja e Kosovës sot do të përballet me atë të Turqisë në finalen e “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës, një duel që pritet me emocione të mëdha nga tifozët dardanë.