Edon Zhegrova thyen heshtjen: Më përjashtoi federata, jo trajneri

Prishtinë | 26 Sht 2024 | 14:30 | Nga Ekonomia Online

Edon Zhegrova në konferencën e Lille është pyetur nga gazetarët për përjashtimin nga grumbullimi me Kosovën gjatë këtij muaji.

Ylli kosovar e dha versionin e tij të asaj që kishte ndodhur.

Zhegrova tha se vendimin për përjashtimin e tij dhe Aro Muric dhe Florent Muslijës e mori Federata e Futbollit e Kosovës dhe jo trajneri Franco Foda.

“Isha vonë për mbledhje dhe mendoj se nuk ishte trajneri që mori vendimin, ishte federata. Për këtë arsye isha pak i zemëruar. Janë disa njerëz që nuk i pëlqen ti dhe normalisht tentojnë të thonë fjalë të këqija. Unë e njoh veten sa profesional jam. Pasi pash lajmet që isha jashtë në diskotekë. Nëse dua të shkojë në party, të gjithë do ta dinë. Por, nuk kishte fotografi apo diçka. Është e gjitha lajm i rremë. Gjëja më e keqe është që vendimin nuk e mori trajneri, e mori federata. Kur je vonë në mbledhje është trajneri që duhet të marrë vendimin, jo federata. Tani është në rregull, ka përfunduar”, tha Zhegrova.

Të ngjashme