Efeket magjike të panxharit dhe rrepës

Prishtinë | 18 Qer 2023 | 20:36 | Nga Ekonomia Online

Panxhari i kuq dhe rrepat konsiderohen gjerësisht si dy nga perimet që ofrojnë lëngje me vlera madhështore për organizmin.

Të dyja këto perime mund të përdoren në sallata dhe në pjata të tjera, por AgroËeb.org ju sjell përfitimet më të mira të konsumimit të tyre në formën e lëngjeve të shtrydhura në kushtet e shtëpisë.

Konsumimi i lëngut të panxharit

Përdorimi i lëngut të panxharit i mundëson organizmit fuqi të pazakonta për të parandaluar problemet shëndetësore. Ai përdoret sidomos për zhvillimin e qelizave të dëmshme dhe sëmundjeve të këqia që prekin sistemin e zorrëve, stomakun, mushkëritë, gjirin dhe prostatën.

Panxhari i kuq luan një rol shumë të rëndësishëm në kuzhinën shqiptare. Ai pastron mëlçinë dhe ul presionin e lartë të gjakut.

Përmbajtja e pasur e panxharit të kuq me magnez forcon kockat. Po ashtu i jep zgjidhje krejt të vlefshme për funksionimin shëndetësor të sistemit muskulor dhe nervor.

Për të qenë në gjendje të merren përfitimet e lartpërmendura, panxhari i kuq duhet të konsumohet më mirë i freskët në formën e lëngut.

Një filxhan ditor me 150 ml lëng panxhar përmirëson ndjeshëm qëndrueshmërinë e organizmit dhe presionin e gjakut tek pacientët, siç tregon një studim i fundit.

Konsumimi i lëngut të rrepave

Lëngu i rrepave është një pije gjerësisht e përhapur. Ai përdoret si shoqëruese e pjatave me bazë mishi, por përdoret mjaft edhe thjesht si lëng i mirëfilltë.

Studimet tregojnë se rrepa mund të përdoret pothuajse si një alternativë ndaj antibiotikëve dhe ofron një zgjidhje natyrore që i zëvendëson mirë ato ilaçe.

Gjithashtu lëngu i rrepave të shtrydhura mund të përdoret si zgjidhje natyrale për të trajtuar aneminë.

Lëngu i rrepës ul kolesterolin e keq në trup, duke parandaluar goditjet dhe ataket e zemrës dhe mpiksjen e gjakut. Po ashtu edhe sëmundjet e ndryshme të organit më të rëndësishëm të trupit.

Lëngu i rrepave të çdo ngjyre ndihmon për të qetësuar nervat tuaja. Ajo gjithashtu forcon kockat dhe dhëmbët, pasi ajo është një burim i mirë i kaliumit dhe kalciumit. Ndihmon shumë për të parandaluar zhvillimin e perdeve apo kataraktit të syve.

Një dozë ditore prej 100 – 150 ml me lëng rrepash është e mjaftueshme për të përfituar të mirat e mësipërme./Agroweb.


Të ngjashme