Sulmuesi anglez e ka ndërruar mendjen pas arritjes në Londër të trajnerit Antonio Conte.
Harry Kane ka vendosur përfundimisht të mbetet në Tottenham.
Sulmuesi anglez e ka marrë këtë vendim mbi të gjitha pas arritjes së trajnerit Antonio Conte.
Për këtë siguron mediumi britanik “The Sun”, përcjell “Gazeta Express”.
Përfaqësuesi anglez ishte pranë transferimit në Manchester City gjatë verës, por gjithçka dështoi në fund.
E tash, pas largimit të trajnerit Nuno Espirito Santo, Kanet i është rikthyer buzëqeshja.
Ai nuk e ka më dëshirën që të largohet nga Londra dhe mezi pret të punojë me trajnerin Conte.