Forma e lartë e treguar nga Lautaro Martinez në Kupën e Amerikës duket se ka pasur efekt edhe tek Barcelona.
Skuadra katalane po përgatitet që të ofrojë rreth 112 milionë euro për të siguruar shërbimet e argjentinasit, raporton shtypi argjentinas, transmeton lajmi.net.
Lojtari i Inter mbush 22 vite në muajin gusht dhe ka qenë një sensacion për kombëtaren e Argjentinës, ku shënoi dy gola të rëndësishëm në dy ndeshjet e fundit.
Ai është golashënuesi më i mirë në periudhën e Lionel Scaloni ku ka gjetur pesë herë rrugën e golit, në vetëm nëntë ndeshje.
Sipas ‘Radio La Red’, Barcelona ka vendosur se Lautaro është objektivi i duhur, dhe janë gati të ofrojnë 112 milionë euro.
Kujtojmë se Inter pagoi vetëm 14 milionë euro për të siguruar shërbimet e lojtarit, një vit më parë.
‘El Toro’ ka shënuar nëntë gola me Inter, duke shtuar edhe dy asistime në 35 ndeshje kompetitive.