Forcat detare francize kanë ndaluar një anije mallrash në Kanalin Anglez, e cila ishte nisur drejt qytetin rus, Shën Petersburg.
Zyrtarët francezë i thanë televizionit BBC se anija u ndalua në linjë me sanksionet e reja të BE-së dhe thanë se është drejtuar për në portin verior francez, Boulogne-Sur-Mer, përcjell Gazeta Express.
Agjencia ruse e lajmeve, RIA, raportoi se ambasada ruse në Francë do të kërkojë sqarime nga autoritetet franceze për konfiskimin e anijes.