Juventus vazhdon të shënojë rritje të jashtëzakonshme në rrjetet sociale dhe në marketing, pas transferimit të Cristiano Ronaldos nga Real Madrid.
Prej publikimit të lajmit për transferimin e Ronaldos në Juventus më 10 korrik, klubi ka fituar gjithsejtë 4 milionë ndjekës të rinj në Twitter, Instagram dhe Facebook, shkruan e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport”, përcjell lajmi.net.
Ronaldo iu bashkua Juventusit në transferim me vlerë prej 105 milionë euro.
Ai do të prezantohet nga “Bianconerët” të hënën nga ora 18:30.