Inflacioni që po përballen qytetarët e Kosovës tash e një kohë të gjatë ka rënduar në masë të madhe mirëqenien e tyre.
Rritja e çmimeve për shportë të konsumit bazik (rritja e kostos së jetesës), rritja e pothuajse të gjitha të mirave tjera normalisht ishte një barrë e rënd për qytetarët shto këtu edhe rritjen e tatimit në pronë, ku një pjesë e qytetarëve do t’a paguajn mbi 100% faturën e re, me të vertetë është shqetësuese.
Kërkesat e vazhdueshme për rritje të energjisë shpërfaqin edhe njëherë mungesën e një orientimi strategjik të Kosovës lidhur me sigurimin e energjisë.
Aprovimi i fundit i ZRRE-së për rritje të çmimit të energjisë në 15 % ka një efekt dual. Të qytetarët e para kjo rritje i faturohet në faturat mujore që është një barrë drejtpërsëdrejti; dhe e dyta kjo rritje e çmimeve të energjisë afekton pothuajse pjesën më të madhe të sektorëve ekonomikë, duke ndikuar në rritjen e çmimit të kostos.
Normalisht kjo dërgon edhe në rritjen e çmimit të produkteve dhe shërbimeve që prapë se prapë qytetarët po e paguajnë këtë çmim edhe në aspektin indirekt.
Mosveprimi me kohë nga ana e institucioneve për të ndërmarrë veprime strategjike lidhur me këtë fushë të rëndësishme siç është energjia do të ngulfatë në masë të madhe jetën socio-ekonomike të qytetarëve dhe do ta varfërojë çdo ditë e më tepër xhepin e qytetarëve në të gjitha dimensionet.