Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) ka reaguar pas deklaratave denigruese ndaj gazetarëve nga Zotëriu i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu.
EFJ nëpërmjet rrjetit social Twitter, i ka bërë thirrje Sadriut t’i ndalojë sulmet ndaj gazetarëve.
“EFJ i bën thirrje Prindon Sadriut t’i ndalojë sulmet e vazhdueshme ndaj gazetarëve”, ka shkruar Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutiérrez.
Reagimin e ka shpërndarë në faqen e saj të Facebookut dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).