Gjykata ushtarake egjiptiane ka dënuar gazetarin dhe akademikun Ismail al-Iskenderani me dhjetë vite burg për shkak të, siç theksuan, “anëtarësimit në organizatë të ndaluar dhe zbulimin e fshehtësive të sigurisë nacionale”, raporton Anadolu Agency (AA).
Iskenderani, ekspert për problemet në Sinaj mbi të cilat edhe ka raportuar, nuk e pranoi fajin. Ndaj aktvendimit ekziston mundësia e ankimimit.
Gazetari egjiptian në vitin 2015 është arrestuar në aeroport pas kthimit nga një prezantim në Gjermani. Ai ka punuar për disa media në Egjipt.