Egjipti i Mohamad Salah organizator i Kupës së Afrikës 2019

Prishtinë | 08 Jan 2019 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Egjipti fiton të drejtën për të organizuar Kupën e Kombeve të Afrikës të vitit 2019.

Vendi afrikano-verior zëvendëson kështu Kamerunin, që për shkak të vonesave në ndërtimin e infrastrukturës së kërkuar nga Konfederata Afrikane e Futbollit, iu hoq mundësia për të qene mikpritës i eventit.

Më kandidaturën e Egjiptit konkurronte Afrika e Jugut, por qeveria e futbollit afrikan ia besoi organizimin e turneut “faraonëve” të Mohamed Salah.

Edicioni i këtij vitit do të zhvillohet nga data 15 qershor deri më 13 korrik.

Egjipti organizator është përfaqësuesja që e ka fituar më shumë këtë trofe, plot 7 herë. Më parë ky shtet e ka pritur Kupën e Kombeve të Afrikës në edicionet 1974, 1986 dhe 2006.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme