Një artefakt i lashtë egjiptian, që ishte kontrabanduar ilegalisht jashtë vendit është gjetur pasi u shfaq në një ankand në Londër.
Ministria e Antikiteti në Egjipt tha se artefakti u zbuluan pas kërkimeve në faqet ndërkombëtare të ankandeve.
Më pas u ndërmorën hapa për të ndaluar shitjen dhe për ta tërhequr nga lista, shtoi Ministria në një post në Facebook.
Nuk është e qartë se si apo kur relikti, i Mbretit Amenhotep I, u kontrabandua nga Egjipti.
Më parë ishte ekspozuar në muzeun e tempullit të lashtë të Karnakit në qytetin e Luxor.
Egjipti bëri të mundur që të merrte mbrapsht artefaktin.
Vendi ka shtuar përpjekjet për të ndaluar trafikimin e gjërave të tij antike në vitet e fundit. /oranews