Përfaqësuesit e komunitetit egjiptian kanë premtuar mbështetjen e tyre për formimin e institucioneve të reja, raporton Ekonomia Online.
Elbert Krasniqi nga ky komunitet pas takimit me Kurtin dhe Osmanin ,tha se ato do ta japin voton për Qeverinë dhe Presidentin.
“Diskutuam për hapat e tjerë për formimin e institucioneve. Vota jonë do të jetë votë për formimin e Qeverisë Kurti dhe votë për presidenten Osmani”, tha ai.