Einxhel nuk mundet dot të shijojë fitoren nga nominimi pas largimit të Beatrix.
Pas spektaklit të sotëm ishin banorët të cilët e uruan Einxhel për vazhdimësinë e eksperiencës në shtëpi.
Këto urime Einxhel nuk i mirëpriti duke sqaruar se nuk mund të jetë e lumtur që arriti të largojë një nga njerëzit më të dashur, Beatrixën.
‘’Për çfarë të lumturohem? Që qëndrova unë dhe nxorra Trixën? Pavarësisht si shkuan gjërat unë Beatrix e kisha një nga personat më të dashur këtu brenda. Gjithësesi e dija që sido që të shkonin gjërat debatet e mia me Donaldin e di që do kishin ndikuar shumë’’,- tha ajo.