Një prej çifteve më të komentuar që dolën nga edicionin i parë i Big Brother VIP Albania janë Einxhel Shkira dhe DJ Dagz.
Dyshja që krijuan lidhje brenda shtëpisë së famshme tashmë janë prindër të një djali.
Por, karrierat e tyre kanë bërë që ata të ndajnë jetën në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, duke qenë se DJ Dagz mbetet i angazhuar me mbrëmje muzikore.
Megjithatë, të ftuar në emisionin “Zemër Luana” çifti kanë zbuluar detaje nga jeta e tyre personale dhe planet për të ardhmen.
Einxhel u shpreh se do të jetë ajo që do të lërë Tiranën për të qenë me djalin e tyre për të qenë pranë DJ Dagzit në Kosovë.
“Unë do të shkoj në Kosovë, meqë PM tha se do të vinte në Shqipëri për Sarën unë po shkoj në Kosovë”, tha Einxhel.
Përveç Einxhel dhe Dagz një tjetër çift i krijuar në BBVA vitin e kaluar janë edhe Sarah Berisha dhe DJ PM.