Kandidatja e AAK-së për deputetet Pranveraj Ejupi – Hajzeraj, tha se diaspora është urë lidhëse ndërmjet Kosovës dhe kapitalit të huaj.
Ajo më tej ka shtuar se në mandatin e saj si deputetet do të kujdeset për institucione stabile dhe për promovimin e bizneseve me qëllim rritjen e standardit dhe punësimin e qytetarëve.
Postimi i plotë:
Investimet dhe Diaspora
Miq,
Sinergjia e bashkimit te mjeteve me qëllim të zhvillimit dhe mirëqenies së qytetarëve tanë mund të bëhet vetëm me ndërlidhjen e ngushtë dhe të fuqishme të institucioneve tona që do dalin nga këto zgjedhje dhe diasporës. Mbi këtë bazë, në mandatin tim në vijim, pos programit të AAK-së, do të përkujdesem për:
– Institucione stabile që bazohen në rend dhe ligj;
– Mundësi për diasporën dhe kapitalin e tyre;
– Diaspora si urë lidhëse mes Kosovës dhe kapitalit të huaj;
– Promovim të biznesit me qëllim rritjen e standardit dhe punësimin e qytetarit tone.
Gjithsesi, se kjo do përkushtim, besim, energji dhe fuqi politike. Tri të parat i kam unë ndërkohë që fuqinë politike e pres nga ju pasnesër, me 14 shkurt, duke votuar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe numrin tim
21 ✅– Pranveraj Ejupi – Hajzeraj
135 AAK