Pranveraj Ejupi – Hajzeraj, kandidatja për deputete nga AAK-ja, thotë se prioritet për të do të jetë rinia dhe edukimi i tyre.
Ajo thotë se rinia dhe sporti janë mundësi e jashtëzakonshme për Kosovën.
Në vijim, statusi i saj i plotë:
Rinia dhe Sporti,
Potenciali ynë si Kosovë në shumë drejtime është i kufizuar, megjithatë, kemi diçka që të tjerët nuk e kanë. Kemi rininë tone të cilën të gjithë na e kanë lakmi, me të cilën gjithnjë mburremi por që fatkeqësisht asnjëherë nuk ua dhamë mundësinë.
Kësisoji, zëri dhe fuqia ime gjatë mandatit tim në Kuvendin e Kosovës do trumbetojë për Ju rini e në veçanti për mundësi në edukim dhe sport. Prioriteti im do të jetë:
– Edukimi i mirëfilltë i të rinjve;
– Mundësi ndërlidhje me institucione edukative jashtë vendit;
– Mundësi praktike dhe pune, brenda dhe jashtë Kosovës,
– Mundësi të pakufizuara në sport,
-Infrastrukturë sportive
– Ndërtim të objekteve rekreative dhe të sportit.
Rinia dhe sporti janë mundësi e jashtëzakonshme për Kosovën. Por, ato nuk duhet të shihen si vizione të së ardhmes. Ato, thjeshtë janë vizione të së sotmes prandaj le të fillojmë. Unë jam gati – pres fuqinë politike nga ju pasnesër, me 14 shkurt,
duke votuar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe numrin tim
21 – Pranveraj Ejupi – Hajzeraj.