Kandidatja për deputete nga AAK-ja, Pranvera Ejupi-Hajzeraj, është takuar me kryetarin e Këshillit Koordinues për persona të zhdukur dhe krime lufte, Ahmet Grajqevci.
Tutje, Ejupi-Hajzeraj thotë se shteti duhet të bëjë më shumë.
“Sot e takova kryetarin e Këshillit Koordinues për persona të zhdukur dhe krime lufte, zt Ahmet Grajqevci, vizitova zyrën dhe diskutuam për çështjen e personave të zhdukur zotri Grajqevci ndau me ne shqetesimin e ti që është bërë shumë pak për të pagjeturit. Historia jonë e dhimshme”, shkroi ajo.