Kandidatja për deputete, Pranvera Ejupi-Hajzeraj, e cila kandidon në këto zgjedhje me numrin 21 në listën e AAK-së, thotë se do të jetë zëri i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.
Në vijim postimi i plotë i saj:
Shtetndërtimi kërkon angazhim, vetëmohim dhe punë. Kjo është ideja mbi të cilën ne punojmë për Kosovën, atdheun tonë për të cilin ne duam që fëmijët tanë të ndihen krenar.
Të dashur bashkëqytetarë, me ju që çdo ditë ndajmë së bashku përditshmërinë, gëzimet dhe brengat, ju njoftoj që unë jam pjesë e listës garuese të AAK-së për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Faleminderit për besimin e dhënë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës si dhe Presidenti i ardhshëm, Ramush Haradinaj!
Unë do të jem zëri juaj i fuqishëm në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Voto numrin 135 – AAK
Voto numrin 21 – Pranvera Ejupi-Hajzeraj
https://www.facebook.com/pranvera.ejupihajzeraj/posts/2190570361078082