Ekipet indoneziane të shpëtimit kanë nxjerrë gjymtyrë të trupave të pajetë pas përplasjes së një aeroplani të “Lion Air” në det pak kohë pas ngritjes nga aeroporti i kryeqytetit Cxhakarta, ka bërë të ditur një zëdhënës i autoriteteve lokale.
Piloti i aeroplanit me 189 pasagjerë në bord kishte kërkuar të kthehej në bazë pasi kishte humbur kontrollin vetëm 13 minuta pas ngritjes së aeroplanit, transmeton Koha.net.
Ekipet e shpëtimit po mundohen të gjejnë trupat e pasagjerëve pas gjetjes së mbetjeve të aeroplanit që kanë nisur të dalin në sipërfaqe të Detit Java.