Ekipet e shpëtimit në qytetin italian të Gjenovas në veri-perëndim po vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuarit e mundshëm pas shembjes dramatike në Gjenova të Italisë, transmeton Klan Kosova.
Një pjesë prej 200 metrave e urës Morandi, e cila ishte pjesë e autostradës A10, është shembur gjatë një stuhie të ashpër.
Ekipet e shpëtimit janë duke u përpjekur për të shpëtuar njerëzit e ngecur në automjete të shkatërruara dhe në rrënoja.
Frika se pjesët e tjera të urës mund të bien kanë nxitur evakuimin e ndërtesave në zonë, tha një shpëtimtar për agjencinë e lajmeve Ansa të Italisë.