Ekipet kosovare të volejbollit në rërë kanë nisur sot garat në Lojërat Mesdhetare në Rërë Heraklion 2023.
Ekipi i meshkujve, Ermal Maliqi dhe Erjon Bajrami, pësuan humbje nga Franca, 2:0 (21:14 dhe 21:11) në sete, ndërsa vajzat Yllka Jashari dhe Melirona Avdullahu, u mundën nga Greqia, po ashtu 2:0 (21:11 dhe 21:10) në sete.
Vajzat janë në grupin D, të cilin e përbëjnë edhe Franca dhe Qipro, ndërsa djemtë në grupin A bashkë edhe me Greqinë dhe Marokun.
Takimet e radhës zhvillohen sot.