Ekipi i fakultetit juridik të Universitetit të Prishtinës arrin në top 3-shen më të mirë në botë, Osmani: Sukses historik

Prishtinë | 28 Mar 2024 | 18:52 | Nga Ekonomia Online


Në garë me gati 400 Universitete, ekipi i fakultetit juridik të Universitetit të Prishtinës, ka arritur në top 3-shen më të mirë në botë.
Kështu ka bërë të ditur presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila e ka quajtur sukses historik këtë arritje.

“Sukses Historik
Në garë me gati 400 Universitete, ekipi i fakultetit juridik të Universitetit të Prishtinës, ka arritur në top 3-shen më të mirë në botë.
Këto vajza e djem nga Kosova kanë lënë prapa Universitete si Harvardi, Yale, Stanford, Columbia, Oxford, Cambridge, Princeton, Duke, LSE, e qindra universitete të tjera në garën më prestigjoze të drejtësisë, Willem C Vis. Ata poashtu fituan çmim të veçantë për Memorandumin për palën e paditur.
Kjo ekipë këtu në foto dëshmon se vetëm me punë e përkushtim arrihet gjithçka.
Krenare sa më ska!
Bravo studentëve Ariana Rexha, Dea Fetiu, Morea Pula, Melisë Sejdiu, Nol Musa, Rea Hadri, si dhe Trajnerët: Prof. Donikë Qerimi, Ilir Hajraj dhe Art Sylaj”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme