Ekipi i futsallit i Policisë së Kosovës ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke u shpallur kampion në turneun prestigjioz ndërkombëtar “Copa Del Mare Tournament”, i cili u mbajt në qytetin Marathon të Greqisë.
Në këtë garë morën pjesë 51 ekipe nga 21 shtete, të cilat përfaqësonin agjenci të ndryshme të sigurisë.
Gjatë tri ditëve të garës, Policia e Kosovës zhvilloi tetë ndeshje dhe i fitoi të gjitha, duke dëshmuar profesionalizëm, përgatitje dhe shpirt gare.
Në rrugëtimin drejt titullit, ekipi i Policisë arriti këto rezultate: