Ekipi ligjor i Presidencës nis analizë lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit

Prishtinë | 01 Sht 2025 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Ekipi ligjor i Presidencës është duke bërë një analizë ligjore lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Për këtë presidentja Vjosa Osmani, e ka njoftuar kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha, në takimit që e kanë zhvilluar të hënën.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim, në cilësinë e tij, të kryetarit të sapozgjedhur të Kuvendit të Kosovës, z. Dimal Basha. Në këtë takim, Kryetari Basha e ka prezantuar qëndrimin e tij lidhur me konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në anën tjetër, presidentja Osmani e ka informuar kryetarin Basha se ekipi ligjor i Presidencës është duke bërë analizën lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës për takimin.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot kryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit, Dimal Basha, në një takim konsultativ pas konstituimit të institucioneve.

Gjatë takimit, Basha prezantoi qëndrimin e tij lidhur me konstituimin e Kuvendit, ndërsa Osmani informoi se ekipi ligjor i Presidencës po analizon procesin për t’u siguruar që çdo hap të jetë në përputhje me Kushtetutën.

Presidentja ritheksoi angazhimin e saj për veprim të rregullt ligjor dhe garantimin e stabilitetit institucional, duke respektuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës.

Të ngjashme