Bashkëkryenegociatori Fatmir Limaj pas takimit të Ekipit Negociator në zyrën e Nismës në Kuvend, ka thënë se platforma e dialogut shumë shpejt do të jetë gati për Kuvend.
Delegacioni shtetëror, sipas Limajt, është duke vazhduar punimet dhe se shumë shpejt do të kenë dokumentet e presidentit Hashim Thaçi, transmeton KTV.
“Ekipa e tij është duke përgatitur [dokumentet] për të na dorëzuar neve. Është e rëndësishme që Kosova të ketë një zë të vetëm në këtë dialog dhe unë jam i sigurt se do ta kemi atë”, ka thënë Limaj.
Ai ka thënë se nuk ka mandat të flasë nëse në dialog do të shtrohet çështja e kufijve