Sonte zhvillohen disa ndeshje të raundit 1/16 në Kupën e Zvicrës dhe aty figuron emri i ekipit shqiptar, FC Besa.
Besa do të luajë ndaj Biel dhe synon të bëjë historinë duke u kualifikuar në fazën e 1/8 së finales.
Gjatë një interviste për gazetën e njohur zvicrane “Blick.ch”, drejtori sportiv, David Bibaj shpreson që të ketë festë të madhe sonte.
“Sigurisht që do donim një festë të madhe, por edhe një ndeshje me një nga skuadrat më të mëdha të Superligës, bën edhe kundër St.Gallenit”, u shpreh Bibaj
FC Besa është themeluar në vitin 1992, dhe si objektiv e kishte integrimin e popullit shqiptar në shtetin e Zvicrës.
“Besa do të thotë solidaritet dhe këtë duam ta jetojmë deri më sot”, tha drejtori sportiv i klubit shqiptar
Kujtojmë që te skuadra e Besës numri i lojtarëve shqiptarë është shumë i madh, kurse sonte ndeshja zhvillohet nga ora 20:15 në “Espenmoos St Gallen”.Gazeta Express