Partia Eko Lëvizja e Gjelbër e Kosovës, përshëndet vendimin e autoriteteve të Kosovës që morrën vendim të kryhet aksioni policor në pjesën e veriore të vendit ku caku ishte luftimi i krimit të organizuar, arrestimi i disa personave për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe të përfshirjes në kontrabandë, me ç’rast u arrestuan disa zyrtarë të policisë së Kosovës.
Ky subjekt politik dënon ashpër rezistencën me të shtëna me armë zjarri dhe vendosjen e barikadava për të bllokuar rrugët, penguar qarkullimin e lirë të njerëzve dhe të automobilave. Këto veprime të grupeve kriminale kundër Policisë Speciale të Kosovës kishinë për qëllim krijimin e situatave të tensionuara për të realizuar qëllimet e tyre kriminale dhe për të penguar zhvillimet pozitive në Republikën e Kosovës. Andaj kërkon marrjen e të gjitha masave dhe veprime më energjike e të guximshme për respektimin e rendit, ligjeve dhe të siguris në vend.
“Njëherit konsiderojmë çmenduri prononcimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuqiç i cili dje lidhur me këtë akcion, shpalli vendimin e tij për gjendje gadishmërie dhe kërcnoi se do të dërgoi ushtrin dhe policin e Serbisë për të intervenuar në veri të Mitrovicës. Deklerata të tilla nuk kontribuojnë ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe paraqesin rrezikë serioze për paqë në rajon.
Eko Lëvizja e Gjelbër e Kosovës apelon dhe kërkon nga autoritetet e Kosovës që të veprojnë dhe marrin masa edhe për respektimin e ligjeve që kanë të bëjnë me pengimin e shkatrimit dhe degradimit të mjedisit, që në realitetin Kosovar ka shumë pasoja negative dhe ka marrë përmasa të gjëra shqetësuese, sidomos ndotja e ajrit, e ujit, e tokave dhe mjedisit të jetës e të punës me që vëhet në rrezik të ardhmëja e mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve”.