Ankohen prodhuesit: Furnizimi më lëndë të parë shumë i vështirë, Qeveria po na ndihmon veç me fjalë

Prishtinë | 20 Nën 2022 | 08:44 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Prodhuesit vendësit po ankohen se po ballafaqohen me vështirësi të mëdha sa i përket furnizimit me lëndë të parë dhe mungesë të energjisë elektrike. Dy kompani të suksesshëm si në vend, por edhe jashtë “Frutex” dhe “Meka Halal Food” po kërkojnë nga Qeveria mbështetje konkrete e jo vetëm deklarata.

Pronari i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi për Ekonomia Online ka thënë se viti 2022 ka qenë më i rëndi për shkak të rrethanave të krijuara kudo në botë.

Ai më tej ka thënë se çdo javë po përballen me mungesë të energjisë elektrike si dhe rritjen e vazhdueshme të lëndës së parë

“Mendoj që vitit 2022 ka qenë një prej viteve më të rënda për shkak të rrethanave të krijuara kudo në botë edhe te ne. Vështirësitë më të mëdha kanë qenë në furnizimin për lëndë të parë por edhe me energji elektrike”.

“Problemi me energji elektrike në kompaninë tonë është i vazhdueshëm. Çdo javë përballemi me ndërprerje të energjisë elektrike. Problemet më të mëdha vijnë nga çmimi i lartë i lëndës së parë. Ne me kohë jemi përgatitur, por që është zvogëluar mazha e fitimit”.

Palushi tha se nuk kanë pasur mbështetje nga Qeveria përveç deklaratave, duke kërkuar subvencionimin e eksportit, pra duke paguar tatimin në fitim për pjesën që eksportohet.

“Deri më tani nuk kemi pasur mbështetje përveç deklarative nga qeveria dhe vetmja mbështetje që ka qenë par dy vjetëve i një pjese të pagave të punësuarve. Ndihmë tjetër është mbështetja nga ministria e tregtisë dhe industrisë ku kemi përfituar pjesëmarrje në panaire ndërkombëtare”.

“Mendoj që shumë më tepër duhet të bëjë Qeveria për bizneset që eksportojnë dhe sjellin para këtu dhe këtu mënyra më e lehtë është subvencionimi i eksportit duke paguar tatimin në fitim për pjesën që eksportohet”.

Edhe pronari i kompanisë “Meka Halal Food”, Burim Piraj, tha se kanë probleme me çmime të larta të lëndës së parë dhe mungesë të energjisë elektrike.

Madje ai tha se gjendja politike dhe mos heqja e vizave po u shkakton vështirësi.

“Ka vazhdimisht probleme për shkak të ndikimit te arenës ndërkombëtare por edhe për shkak të rrethanave vendore. Kosova nuk e ka një status politik të qëndrueshëm dhe ajo po shkakton shumë probleme kur është fjala sidomos kur kemi të bëjmë me eksportin e produkteve me prejardhje shtazore që ato shtete që nuk e kanë njohur Kosovën të bëjnë rezistencë siç po bëhet presion për viza që të mos iu lejohet kosovarëve të udhëtojnë në Evropë dhe të zhvillohet ekonomia”.

“Ne kemi edhe ato probleme të brendshme sidomos ballafaqimin me çmime të larta të lëndës së parë dhe mungesë të energjisë elektrike sepse ajo po na shkakton edhe harxhime shtesë. Po kemi probleme edhe me thëngjillin sepse çmimi është jashtëzakonisht i lartë”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme