Nitaj në Deçan nënshkruan pesë marrëveshje, do të përfitojnë 18 fshatra

Deçan | 12 Shk 2021 | 10:54 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj dhe kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, kanë nënshkruar pesë marrëveshje bashkëpunimi, atë për ndërtimin e Pendës për ujitje në fshatin Vranoc; Ndërtimin e objektit të higjienës në Deçan, Kanalizimin e ujërave të zeza për 18 fshatra të komunës së Deçanit; Ndërtimin e shtratit të lumit në Irzniq në lagjet Berisha, Mushkolaj dhe Dodaj dhe Rregullimin e shtratit të Lumbardhit, raporton Ekonomia Online.

Nitaj tha që këto pesë marrëveshje janë në kuadër të planifikimit të buxhetit për vitin 2021 dhe se ndihma që kjo ministri do tu jepet çdo komune.

“Përkushtimi i ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit për të ndihmuar komunat dhe veçanti ketë komunë në buxhetin 2021 është paraparë me të vetmin qëllim që të ndihmohen këto komuna”.

Tutje Nitaj shpreson që të vazhdojë ndihma për çdo komunë për projekte të tilla, raporton EO.

Kryetari i kësaj komune Bashkim Ramosaj, falënderoi ministrin për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme sidomos për finalizimi e projektit të kanalizimit.

“Deçani ka nevoja të mëdha dhe ka mbetur shumë pas, mirëpo me realizimin e këtyre marrëveshjeve ne jemi të kënaqur dhe falënderues sepse janë disa marrëveshje shumë me rëndësi”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme