Ekonomia amerikane pëson rënie për 4.8%

Prishtinë | 29 Pri 2020 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Ekonomia amerikane pësoi tkurrjen e saj më të rëndë në më shumë se një dekadë në tremujorin e parë të vitit, pasi ky vendi ndërmorri masa bllokuese me qëllim të ngadalësimit të përhapjes së koronavirusit.

Ekonomia më e madhe në botë pësoi rënie me një normë vjetore prej 4.8%, sipas shifrave zyrtare të publikuara ditën e mërkurë.

Kjo njëherit shënon edhe tkurrjen e parë ekonomike për SHBA-të që nga viti 2014, duke i dhënë fund rritjes rekord.

Por shifrat nuk pasqyrojnë krizën e plotë, pasi shumë prej kufizimeve nuk u vendosën deri në mars.

Që nga kjo periudhë më shumë se 26 milionë njerëz në SHBA kanë bërë kërkesë për papunësi, dhe SHBA-të kanë parë rënie historike në aktivitetin e biznesit dhe besimin e konsumatorit.

Tkurrja në ekonominë e SHB-ve është pjesë e një ngadalësimi global ekonomik si rezultat i pandemisë koronavirus.

Në Kinë, ku ishin vendosur kufizime për pjesën më të madhe të tremujorit, ekonomia u tkurr me 6.8% – tkurrja e saj e parë tremujore që nga fillimi i mbajtjes së regjistrave në vitin 1992.

Ndërsa Gjermania tha se ekonomia e saj mund të tkurret me një shifër rekord prej 6.3% këtë vit.

Të ngjashme