Ekonomia e Kinës rindez “motorin”, rritja më e shpejtë në dekadë

Prishtinë | 01 Dhj 2020 | 19:14 | Nga Ekonomia Online

Aktiviteti i fabrikave të Kinës u rrit me ritmin më të shpejtë në një dekadë në nëntor, pasi rimëkëmbja ekonomike i detyroi firmat prodhuese të përpunonin vëllime më të larta dhe regjistronin një përmirësim në porositë e reja, sipas të dhënave të lëshuara të martën.

Raporti tregoi se punësimi në sektorin e prodhimit u rrit me ritmin më të shpejtë që nga maji 2011, ndërsa masat e kërkesës treguan se konsumi i brendshëm ishte motori i rritjes muajin e kaluar, dhe jo eksportet.

Disa nga klientët kryesorë të Kinës, të tilla si Shtetet e Bashkuara dhe Eurozona, vazhdojnë të luftojnë me pasojat ekonomike të pandemisë, e cila ka minuar kërkesën e konsumatorit dhe prodhuesit.

Të ngjashme